Shkolla e mesme komunale Pero Nakov në Kumanovë është formar në vitin 1945 me emrin SHKOLLË E PËRGJITHSHME ZANATESH “PERO NAKOV”.
Në të kanë qenë të përfshira drejtimiet: teksitl, lëkurë, e metalit, tregtare, elektro dhe veprimtari shërbyese dhe me profile të shumë veprimtarive dhe zanateve që kanë ekzituar në atë kohë. Kjo shkollë, me emra të ndryshëm ka ekzistuar në vitet 1895 ose 1896, ka ekzituar si shkollë për mjeshtër dhe ndëihmës tregtarë.
Kështu që për 100 vite ka ekzistuar më shumë se 100 vite.
Zhvillim kryesor ka qenë në vitin 1946 kur me vendim të Këshillit popullor është formuar si SHKOLLË PËR VEPRIMTARI EKONOMIKE.
Themelet e para të zhvillimi të shkollës I ka vendosur udhëheqësi I parë Vojo Cvetanovski, kurse procesi arsimor është realizuar në objektin e më hershëm të Gjimnazit, pastaj në hapësirat e Univerzitetit të punëtoreëve “Profesor Mijalkovic”.
Në vitin 1960 shkolla emërohet si SHKOLLË PERIODIKE “PERO NAKOV”.
Këtu kanë qenë të përfshira drejtimet: e metalit, përpunimit të drurit dhe drejtimi I tekstilit, ku është mbajtur mësimim teorik, kurse praktika është realizuar në organizata afariste.
Në vitin 1960 shkolla transferohet në objekt të ri afër shtëpisë se Nxënësve. Në vitin 1984 me verifikimin e ri të shkollës udhëhiqet si shkollë e zanateve Pero Nakov.
Në vitin 1983 transferohet në objekt të ri dhe modern ku gjendet edhe sot.
Në vitin 1985 me verifikimin e profileve të reja të shkallës së tretë dhe të katërt, shkolla emërohet si Shkollës e mesme e orientuar Pero Nakov, me drejtimet e tekstilit, lëkurës dhe përpunimit të drurit.
Në vitin 1993, në kuadër të shkollës barten edhe paralelet ekonomike që kanë punuar në Gjimnazin Goce Dellcev.
Prej atëherë shkolla është e regjistruar si shkollë e mesme me 3 drejtimet: të tekstilit, lëkurës dhe ekonomike.
Në vitin 2004 shkolla është riemëruar në Shkollë të mesme shtetërore, kurse prej vitit 2007 deri tani, në shkollën e mesme komunale janë te verifikuar këto drejtime: tekstil – lëkurë, dhe ekonomiko – tregtare.
Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe, në dy objekte të ndara. Përvec shumë diplomave, mirënjohjeve të tjera, shkolla e fituar edhe shpërblimin e 2 Nëntorit në nivel të komunës së Kumanovës.
Misioni
Misioni I shkollës sonë shkonë të drejtim të punës komplekse edukativo arsimore që rezulton me nxitje të zhvillimit personal të nxënësit dhe mësimdhënësit në një atmosferë të sigurtë, në atmosferë të besimit të ndërsjelltë, si dhe krijimin e personaliteteve të përgjgjshme për konkurim në tregun e punës.
Vizioni
Duam që shkolla të ofrojë aktivitete të ndryshme për nxitje të zhvillimit personal të nxënësve përmes përmirësimit të kualitetit të mësimdhënies dhe aftësimin e mësimdhënësve.
Më këtë tentojmë që të jemi shkollë që të tërheqim nxënës që duan të mësojnë dhe të ndërtojnë njohuri të përhershme dhe afatgjata, me punë ekipore dhe rrespektim të aftësive individuale të nxënësve.
Kuadri mësimdhëmës
Procesi edukativo arsimor realizohet nga mësimdhënës të kualifikuar, adekuat për nevojat e shkollës në të gjitha drejtimet në paralalelet me mësim në gjunë maqedone dhe atë shqipe. Të njejtit punojnë sipas ligjit për shkolla të mesme dhe Statutit të Shkollës si dhe rergulloreve të Biros për zhvillim të arsimit, Ministrisë së arsimit dhe shkencës si qendrës për zhvillim të arsimit të mesësm.
1. Ekipi i Menaxhimit
Për menaxhimin të suksesshëm të shkollës momentalisht kujdeset ekipi menaxherial që përbëhet prej::
- Drejtori: Milla Zhibak - Dimkovska
- Udhëheqës të ndërrimit: Elizabeta Sekirarska, Snezhana Luciq, Shaban Bekteshi dhe Avni Saliji.
2. Shërbimi pedagojik – psikologjik::
- Pedagog – dy (Frosina Jovanovska dhe Gzime Ajdini)
- Psikolog – dy (Spomenka Trajceva dhe Fazile Bajrami)
- Defektolog – tri (Lence Jovanovska dhe Anita Stojcevska dhe Medina Demiri).
Bashkëpunimi me shkollat e tjera
Shkolla ka bëshkëpunim me shkolla nga qytetet dhe shtete të tjera si:
- Serbi – me shkollës e mesme ekonike nga Nishi.
- Rumani – me shkollën e mesme ekonomike nga Targu Jiu.
- Portugalinë – me shkollës e mesme ekonomike Arkos De Valdevez (bashkëpunim nga viti 2012)
- Spanjë – me qendrën ekonomike nga Granada (bashkëpunim nga viti 2012)
- Strumicë
Qëllimi I këtij bashkëpunimi është shkëmbimi I shërbimeve nga procesi edukativo arsimor, shkëmbimi I vizitave të nxënësve dhe mësimdhënësve, organizimi dhe realizimi I aktiviteteve të përbshkëta.